Cartridge World

Për cdo nevojë

Cartridge World Pty Ltd., me qendër në Adelajde të Australisë, është zotëruesi kryesor i të drejtave të pronësisë së markës Cartridge World.

Aktiviteti kryesor i Cartridge World është rimbushja e kartushave boshe për printera laser dhe inkjet. Gjithashtu, tregton kartusha origjinale dhe kompatibël për printera inkjet, letra speciale, printera dhe ofron këshilla falas.

Brajan Stouks themeloi kompaninë në 1988 dhe arriti të krijojë një sistem franchise me më shumë se 1000 pika shitjeje në 25 shtete në kontinente të ndryshme të botës. Cartridge World sot është njëra nga kompanitë me zhvillimin më të shpejtë në botë.

Cartridge World operon me pika shitjeje në zonat më tregtare dhe në më të shumtën e rasteve i shërben klientëve ndërkohë që ata presin në dyqan.

Kjo është një nga pikat më të forta të Cartridge World. Cartridge World është e vetmja kompani që përdor këtë sistem shërbimi në të gjithë rrjetin e pikave të shitjes që zotëron. Rrjeti ynë do vazhdojë të zgjerohet fuqishëm me rritjen e përdorimit të kompjuterave dhe vecanërisht me rritjen e përdorimit te aparateve fotografike dixhitale.